Ish-portieri i mirënjohur Esat Mehmeti: Agim Ademi, personalitet që i takon kohës së sakrificës, ai nuk i la asnjëherë sportistët vetëm
Ish-portieri i mirënjohur kosovar, Esat mehmeti i cili njihet për kontributin e madh në futbollin kosovar në kohën e sakrificës, ka thurrë lavde për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Vërtetë Agim Ademi është një njeri human e personalitet i rrallë që i takon kohës së sakrifices, një njeri i besueshëm i presidentit historik Ibrahim Rugovës… Asnjëherë nuk i la sportistat vetum … Klubi i tij Kosova vazhdon të garoi mbi 3 dekada…Përherë është në ndihmë nevojtarve ate më së miri e rrëfen humanisti historik Halil Kastrati… Respekt për Ju”, ka shkruar Mehemti në një postim të bërë nga kryetari i futbollit të veteranëve Enes Shosholli.
Mehmeti kujtohet si portier i shkëlqyer në futboll.
Ai karrierën e nisi në klubin e futbollit Llapi nga Podujeva, që dha emra të mëdhenj të futbollit, nga Fadil Vokrri, Selatin Vokrri, ish portieri Shukri Paçarada etj.
Mehmeti ka pasur një karrierë të bujshme, në Trepçë të Mitrovicës, në Vardar të Shkupit, në Buduçnost të Pejës, në Liri të Prizrenit ishte edhe në Prishtinë.