Ish-ministrja, Dhurata Hoxha lirohet nga akuza për shfrytëzim të kontratës së MIE-së

Ish-ministrja, Dhurata Hoxha lirohet nga akuza për shfrytëzim të kontratës së MIE-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, si dhe ndaj tre të tjerëve lidhur me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ish-ministrja Hoxha akuzohej se kishte përdorë kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët rreth procesit të liberalizimit të vizave.