Ish-luftëtari i UÇK-së, biznesmeni, Ramush Ahmetaj, synon postin e deputetit më 9 shkurt. Kjo është arsyeja

Ish-luftëtari i UÇK-së, biznesmeni, Ramush Ahmetaj, synon postin e deputetit më 9 shkurt. Kjo është arsyeja

Ish-luftëtari i UÇK-së, biznesmeni, Ramush Ahmetaj, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 do të jetë kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e përgjithshme.

Nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, Ahmetaj është vlerësuar si person me vlera të larta kombëtare, dhe ka vlerë e shtuar për listën e AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kandidati për deputet Ahmetaj çdo ditë është duke e shpalosur programin e AAK-së për të gjitha shtresat, duke filluar nga ata që e sollën lirinë, veteranët e luftës, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, rininë, pensionistët, studentët, sportistët dhe familjet me kushte të rënda ekonomike.

Ahmetaj në vazhdën e takimeve që ka pasur deri më tani në gjithë Kosovën është duke marrë mbështetje për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Misioni im për lirinë u krye, tash ka ardhur koha të jap kontributin tim edhe në Kuvendin e Kosovës”.

Thotë se nga takimet që po ka me qytetarë, po shifet qartë se Qeveria Kurti nuk ka qenë pranë qytetrve, i ka braktisur ata që në hapat e parë të fungsionimit të saj.

Vëllezërit Ahmetaj ishin në rresht që nga orët e para të luftës për liri.

Ndërsa kontributin për vendin e japin edhe në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Gara për t’u bërë deputet në Parlamentin e Kosvës është e vështirë, secili kandidat nga radhët e AAK-së është më i mirë se tjetri! Kësaj radhe fitoren e kemi afër dhe është në anën tonë”, thotë Ahmetaj për portalin Objektivi.