Ish-kryeministri Hoti viziton EK Consulting

Ish-kryeministri Hoti viziton EK Consulting

EK Consulting u vizitua nga ish-kryeministri dhe ish-mnistri i Financave, Avdullah Hoti.

“Ishte kënaqësi të pritet në një takim miqësor Dr. Avdullah Hoti. Një intelektual i vërtet me një bagazh të pasur sa ekonomik po aq edhe politik”, ka shkruar në rrjetet sociale Safet Gërxhaliu, njëri nga themeluesit e EK Consulting.

Ai ka theksuar se rëndësia e zhvillimit ekonomik duhet të jetë prioritet i prioriteteve si garanci e stabilitetit dhe qëndrueshëmëris së Republikës së Kosovës.

“Stabiliteti politik dhe diplomacia aktive duhet të jenë objektiva në të cilat duhet të jemi të fokusuar në të ardhmen. Masat e BE-së ndaj Kosovës janë një njollë qē po e dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe duhet dialog dhe argumentim me partnerët ndërkombëtar që këto masa të i takojnë të kaluarës sa më parë!”.

“Rëndësia e sektorit privat është jetike për ardhmërinë e Republikës së Kosovës dhe dialogu publiko – privat duhet të jetë prioritet. Vetëm një sektor i fuqishëm privat duke u mbështetur nga Institucionet shtetërore ndikon në stabilitet politik, social, integrues, buxhetor dhe përmirëson imazhin e Kosovës”, ka shkruar Gërxhaliu.