Ish-deputetja e LDK-së kërkon arrestimin e Duda Baljes

Ish-deputetja e LDK-së kërkon arrestimin e Duda Baljes

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka kërkuar arrestimin e Duda Baljes.

Kjo për arsyen se sipas Tërmkollit, ajo me disa deputetë është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, për të trajtuar projektligje të Kuvendit.

Sipas Tërmkollit, një veprim i tillë është shkelje e Kushtetutës e cila garanton karakterin laik të shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Duda Balje si kryetare e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për të drejtat e njeriut dhe anëtarë tjerë të komisionit paskan mbajtë dje takim me kryetarin e BIK-ut, Naim Tërnavën për të trajtuar projektligje të Kuvendit. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës e cila garanton karakterin laik të shtetit të Kosovës. Sot, këta deputetë do të duhej të arrestoheshin dhe të përgjigjen para organeve të drejtësisë! A ka shtet këtu a çka dreqin po ndodhë me këtë vend?!.