Ish-bashkëshorti dyshohet se vrau ish-gruan dhe plagosi vëllain e saj 15-vjeçar
Në orët e pasdites së sotme, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ndodhi një rast i rëndë.
Një grua mbeti e vrarë dhe një 15-vjeçar i plagosur pasi ish-bashkëshorti i viktimës shtiu me armë zjarri në drejtim të saj.
I plagosuri, siç mëson Klankosova.tv, është vëllai i viktimës.
Ndërkaq, Instituti i Mjekësisë Ligjore tashmë e ka tërhequr trupin e pajetë të 21-vjeçares.