
Irani sulmon bazën ajrore amerikane në Katar
Katari ka konfirmuar se forca e armatosur iraniane ka nisur sulm kundër bazës amerikane në Doha, ndonëse raketat janë rrëzuar dhe nuk ka raportime për viktima.
Sulmi duket se është kundërpërgjigje pas sulmeve ajrore amerikane kundër tri objekteve bërthamore të Iranit – Fordo, Natanz dhe Isfahan më 22 qershor.
Sulmet e SHBA-së në Iran pasuan sulmin e befasishëm të Izraelit ndaj qendrave bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përsëritur disa herë se Teherani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën Izraelit, ndonëse Irani pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore.