“Irani Përmes Syve të Fëmijës” në Kino Lumbardhi
Sonte prej orës 20:30 shfaqet filmi i fundit i programit të muajit mars “Irani Përmes Syve të Fëmijës” në Kino Lumbardhi.
Një 8-vjeçar ka marrë gabimisht fletoren e shokut të tij. Ai dëshiron ta kthejë atë, përndryshe shoku i tij do të përjashtohet nga shkolla. Me vendosmëri, djali i ndërgjegjshëm niset për të gjetur shtëpine e shokut të tij në fshatin fqinj.
I prodhuar në vitin 1987, filmi i sontëm ka kohëzgjatje prej 83 minutash.