
Irani gjendet mes paqes dhe tragjedisë
Shkruan: Hisen Berisha, ish deputet i Kuvendit të Kosovës
Fati i Lindjes së Mesme – dhe i rendit ndërkombëtar – varet nga zgjedhja që do bëjë Teherani
Në kulmin e tensioneve të ripërtëritura, pas një serie goditjesh ajrore amerikane ndaj objektivave të lidhura me Iranin, bashkësia ndërkombëtare përballet sërish me një pyetje thelbësore:
A jemi në prag të një paqeje të imponuar, apo po hyjmë në një kapitull të ri tragjik, me epiqendër Lindjen e Mesme?
Republika Islamike e Iranit e ka dënuar ndërhyrjen më të fundit si “shkelje të së drejtës ndërkombëtare” dhe ka deklaruar se nuk do të ndalë programin e saj bërthamor.
Por ajo që Teherani e quan “rezistencë”, për pjesën më të madhe të botës është përshkallëzim i qëllimshëm – i ndërtuar mbi rrjetin e proksive të tij të dhunshme që veprojnë në Liban, Siri, Irak, Jemen dhe Palestinë.
Kjo është pikërisht ai çast historik kur Irani gjendet mes paqes dhe tragjedisë.
Zgjedhja që do bëjë në javët dhe muajt në vijim do të përcaktojë jo vetëm fatin e vet, por edhe ekuilibrin e sigurisë në gjithë Lindjen e Mesme – e ndoshta më shumë se kaq.
SHBA dhe President Trump si dhe doktrina politike e diplomatike me të colën Ai po operon, e ka bërë të qartë se – nuk kërkon luftë – por nuk do të tolerojë më! Pra, Administrata aktuale amerikane ka dhënë një mesazh të qartë: nuk do të lejojë që Irani të bëhet fuqi bërthamore – e aq më pak të përdorë këtë potencial si mjet shantazhi ndaj Izraelit apo aleatëve të saj. Goditjet ajrore të fundit nuk ishin agresion, por një paralajmërim i heshtur – në të njëjtën frymë me qasjen e Presidentit Donald Trump, kur u tërhoq nga marrëveshja e dështuar JCPOA dhe urdhëroi goditjen kundër gjeneralit Qassem Soleimani në vitin 2020.
Rikthimi i Doktrinës Trump si bosht udhëheqës i politikës së jashtme amerikane është rikujtim se paqa nuk ndërtohet mbi tolerimin e agresorit, por mbi qartësinë e forcës parandaluese dhe lidershipit të vendosur.
Për Izraelin, programi bërthamor iranian është kërcënim ekzistencial. Goditjet e fundit në Natanz, si dhe eleminimi i shkencëtarëve dhe inxhinierëve kyç ushtarakë iranianë, nuk janë paralajmërime, por pjesë e një strategjie konkrete për ta ndalur Iranin përpara se të jetë shumë vonë.
Paqja për Izraelin nuk nënkupton ruajtjen e një tensioni të përhershëm – por zhdukjen e kapaciteteve të armikut që kërcënon mbijetesën e tij.
Në këtë fazë, retorika e Teheranit për “fshirjen e Izraelit nga harta” nuk është më thjesht deklaratë, por rrezik konkret.
Këto pretendime jo vetëm teorike, sollën deri te përplasja e dy botëve: të drejtës për të mbijetuar kundër të drejtës për të kërcënuar.
Kjo bën që ky konflikt të mos mbetët më thjesht një konflikt rajonal. Ai është pasqyrë e përplasjes mes dy botëve: njëra e ndërtuar mbi sovranitetin dhe sigurinë kolektive, dhe tjetra mbi aksin Iran–Rusi–Kinë, që kërkon të krijojë një rend alternativ përmes kaosit të kontrolluar dhe luftës përmes proksive.
Rusia e përdor Iranin për të zgjeruar ndikimin e saj në Lindjen e Mesme, ndërsa Kina përfiton nga çdo luhatje strategjike në Perëndim.
Prandaj, çdo përshkallëzim iranian nuk është më çështje lokale – por një nyje gjeopolitike në përballjen globale për ndikim dhe rend ndërkombëtar.
Po ti bëjmë një rezonancë Ballkanit, atëherë Kosova dhe zhvillimet rreth sajë similarisht me rrethanat e Izraelit e bëjnë si provë të qasjes amerikane.
Pra, edhe Ballkani Perëndimor ndjen lëkundjet e kësaj përplasjeje të madhe. Kosova – si projekt i pastër i Perëndimit dhe aleate e palëkundur e SHBA-ve – përfaqëson shembullin e një bote që u ndërtua mbi drejtësinë, jo kompromisin me dhunën.
Një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje të ndërsjellë dhe demarkim të kufijve ndërkombëtarë, do të ishte jo vetëm një arritje diplomatike, por një vulë mbi suksesin e politikës amerikane që ndërton paqe përmes forcës së drejtë.
Në këtë drejtim, çmimi Nobel për Paqe për Presidentin Donald Trump, nëse arrin të përmbyllë këtë marrëveshje përfundimtare, nuk do të ishte vetëm simbolik – por një akt i vonuar mirënjohjeje për një paqe reale dhe të qëndrueshme që sfidon kompromiset boshe të diplomacisë konvencionale.
Altërnativa përcaktuese, në raport me gjeostrategjinë amerikane për rajonin tonë do na qonte në një tragjedi apo kthesë historike?
Shëmbulli i Iranit, përmes retorikës ekstreme, programit bërthamor dhe rrjetit të tij destabilizues rajonal, po afrohet gjithnjë e më shumë drejt një katastrofe të vetëshkaktuar. Por ende ka kohë për kthesë.
Ky është momenti kur historia kërkon vendimmarrje.
Irani gjendet mes paqes dhe tragjedisë. Dhe ndoshta për herë të fundit, është vetë ai që mund të vendosë se cilën rrugë do ndjekë.
🇺🇸 Iran stands between peace and tragedy
The fate of the Middle East – and of the international order – depends on the choice that Tehran will make
At the height of renewed tensions, following a series of U.S. airstrikes on Iran-linked targets, the international community is once again confronted with a fundamental question:
Are we on the verge of an imposed peace, or are we entering a new tragic chapter, with the Middle East at its epicenter?
The Islamic Republic of Iran has condemned the latest intervention as a “violation of international law” and has declared that it will not stop its nuclear program.
But what Tehran calls “resistance”, for most of the world is a deliberate escalation – built upon its violent proxy network operating in Lebanon, Syria, Iraq, Yemen, and Palestine.
This is precisely that historic moment when Iran stands between peace and tragedy.
The choice it will make in the coming weeks and months will determine not only its own fate, but also the balance of security across the Middle East – and perhaps even more than that.
The United States and President Trump, as well as the political and diplomatic doctrine he is operating with, have made it clear – they do not seek war – but they will no longer tolerate!
Thus, the current American administration has sent a clear message: it will not allow Iran to become a nuclear power – much less to use this potential as a means of blackmail against Israel or its allies.
The recent airstrikes were not acts of aggression, but a silent warning – in the same spirit as President Donald Trump’s approach when he withdrew from the failed JCPOA agreement and ordered the strike against General Qassem Soleimani in 2020.
The return of the Trump Doctrine as the leading axis of U.S. foreign policy is a reminder that peace is not built on tolerating the aggressor, but on the clarity of preventive force and resolute leadership.
For Israel, Iran’s nuclear program is an existential threat.
The recent strikes on Natanz, as well as the elimination of key Iranian military scientists and engineers, are not warnings – but part of a concrete strategy to stop Iran before it is too late.
Peace for Israel does not mean preserving a state of permanent tension – but eliminating the enemy’s capabilities that threaten its survival.
At this stage, Tehran’s rhetoric of “wiping Israel off the map” is no longer just a declaration, but a concrete threat.
These are not merely theoretical claims – they have brought about the clash of two worlds: the right to survive versus the right to threaten.
This makes the conflict no longer just a regional one. It reflects the confrontation between two worldviews:
One built on sovereignty and collective security, and the other on the Iran–Russia–China axis, which seeks to build an alternative order through controlled chaos and proxy warfare.
Russia uses Iran to expand its influence in the Middle East, while China benefits from every strategic fluctuation in the West.
Therefore, every Iranian escalation is no longer a local issue – but a geopolitical node in the global contest for influence and international order.
If we resonate this with the Balkans, then Kosovo and the developments surrounding it, similarly to Israel’s circumstances, serve as a test of the American approach.
Thus, the Western Balkans also feels the tremors of this great clash.
Kosovo – as a pure Western project and an unwavering U.S. ally – represents the example of a world built upon justice, not compromise with violence.
A final agreement between Kosovo and Serbia, with mutual recognition and the demarcation of international borders, would not only be a diplomatic achievement, but a seal on the success of American policy that builds peace through righteous strength.
In this regard, the Nobel Peace Prize for President Donald Trump, if he manages to conclude this final agreement, would not only be symbolic – but a long-overdue act of recognition for a real and lasting peace that defies the hollow compromises of conventional diplomacy.
The defining alternative, in relation to American geostrategy for our region – will it lead us to tragedy or a historic turning point?
The example of Iran, through its extreme rhetoric, nuclear program and destabilizing regional network, is approaching ever closer to a self-inflicted catastrophe. But there is still time for a turn.
This is the moment when history demands decision-making.
Iran stands between peace and tragedy.
And perhaps for the last time, it is Iran itself that can decide which path it will take.