HomeAktualeIrani dhe Trump përplasen për Ngushticën e Hormuzit

Irani dhe Trump përplasen për Ngushticën e Hormuzit

spot_img

Kreu i ri i forcave paraushtarake Basij të Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e Iranit, duke kundërshtuar pretendimin e Shteteve të Bashkuara se forcat e saj kontrollojnë këtë pikë strategjike.

Kriza në Hormuz ka çuar në pakësimin e rezervave të naftës dhe rritjen e çmimeve globale të energjisë, pasi trafiku përmes ngushticës është ndaluar plotësisht pas pothuajse gjashtë muaj luftë mes SHBA-së dhe Iranit, shkruan Rel.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka insistuar se Amerika e kontrollon ngushticën. Më 12 gusht, ai u tha gazetarëve se iranianët “nuk e kanë kontrollin”.

“Ne kemi kontroll të plotë. Është e jona”, tha ai.

Hossein Taeb, ish-kreu famëkeq i inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), rikthimi i të cilit në qendër të politikës iraniane javën e kaluar u bë pasi u emërua në krye të Organizatës Basij të IRGC-së, e kundërshtoi deklaratën e Trumpit.

“Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin dhe menaxhimin e Republikës Islamike të Iranit dhe vendi vazhdon rrugën e tij në siguri absolute”, tha ai më 13 gusht, gjatë një takimi me udhëheqës fetarë në qytetin e shenjtë të Komit.

Irani e ka mbyllur këtë rrugë kyç ujore, duke e përdorur atë si një kartë të rëndësishme në negociatat me Uashingtonin për t’i dhënë fund luftës.

Megjithëse Trump fillimisht tha se eliminimi i kërcënimit bërthamor të Teheranit ishte synimi kryesor i luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, e cila nisi më 28 shkurt, javët e fundit ai është përqendruar te qarkullimi i lirë përmes Ngushticës së Hormuzit, nëpër të cilën para luftës kalonte rreth 20 për qind e furnizimit botëror me naftë dhe gaz natyror.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...