HomeEkonomiIQMT vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve – mbyllen edhe...

IQMT vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve – mbyllen edhe dy biznese të tjera

spot_img

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme zbatimin e planit operacional të inspektimeve ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë aksionit të sotëm janë realizuar 14 inspektime. Si rezultat i kontrolleve, janë mbyllur edhe dy biznese të tjera për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë, ndërsa dy biznese janë gjobitur për mosrespektim të orarit të punës.

IQMT rikujton se çdo subjekt ekonomik që ushtron veprimtari në këtë sektor është i obliguar të përmbushë të gjitha kërkesat ligjore, duke siguruar pëlqimin për kushtet minimale teknike nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), si dhe licencën përkatëse nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e një tregu të rregullt, transparent dhe të sigurt.

Lajmet e Fundit

Kurti kërkon hapjen e arkivave serbe pas gjetjes së mbetjeve mortore të 23 personave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gërmimet në...

Al Hilal pranë marrëveshjes për Martinellin, Arsenal gati ta shesë

Al Hilal po avancon me hapa të mëdhenj drejt transferimit të Gabriel Martinellit nga...

Gërvalla dënon vrasjen e 25-vjeçares në Malishevë: Të hetohet çdo rrethanë pa kompromis

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka dënuar vrasjen e rëndë të një...

BRAVO Donjeta Sadiku, sigurohet medalja e parë në LM Taranto 2026

Donjeta Sadiku i ka siguruar vendit tonë medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare Taranto...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...