Investimet në Rahovec, Latifi premton lehtësira për bashkëatdhetarët

Investimet në Rahovec, Latifi premton lehtësira për bashkëatdhetarët

Smajl Latifi po e kërkon edhe një mandat në krye të Rahovecit.

Ai sonte në Edicionin Special shpalosi planin e tij për katër vjetët e ardhshme, ku vend të veçantë zë edhe bujqësia, për çka ka edhe projekte të fuqishme.

Kandidati i AAK-së njëherit kryetari aktual i kësaj komune po ashtu premtoi lehtësira për investimet nga mërgata.

“Ne po ashtu synojmë të krijojmë lehtësira për investitorët, posaçërisht për bashkatdhetarët tanë të cilët kanë dëshirë dhe kanë vullnet që një pjesë të kapitalit të tyre, të realizuar me mund dhe me djersë ta dedikojnë zhvillimit ekonomik lokal, gjithëmbarshëm të komunës së Rahovecit”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Në rundin e parë, Smajl Latifi i AAK-së, i ka marrë 8 mijë e 87 vota apo 37.18 për qind.

Ai më 9 nëntor, në balotazh do të ketë punë me Ali Dulën e VV-së, i cili ka marrë 5 mijë e 199 vota apo 23.93 për qind.