
Interi hedh sytë nga Bayerni për të forcuar mbrojtjen
Po afrohet gjithnjë e më shumë fundi i merkatos dhe Interi është në kërkim të pjesës së fundit, një mbrojtës për të kompletuar repartin.
Nëse Pavard do të qëndrojë zikaltër, atëherë do të synohet një emër i ri dhe me perspektivë, nëse francezi do të largohet, rruga mund të çojë përsëri drejt Gjermanisë.
Dy profile që pëlqehen janë ato të Kim dhe Upamecanos, të dyja marrëveshje që mund të konkretizohen (në rast largimi të Pavard) në ditët e fundit të merkatos.
Kim po gjen pak hapësirë në Mynih, ndërsa Upamecanos i përfundon kontrata në fund të vitit, një mundësi që Interi mund ta shfrytëzojë.
