Inter fiton ndaj Bayern, festë zikaltër në Mynih, Arsenali i jep leksion futbolli Realit në Champions

Inter fiton ndaj Bayern, festë zikaltër në Mynih, Arsenali i jep leksion futbolli Realit në Champions

Ndeshjet e para çerekfinale dhuruan emocione të mëdha.

Inter fitoi 1-2 ndaj Bayern, në një sfidë spektakolare. Zikaltërit e mbyllën pjesën e parë në epërsi falë një goli të Lautaros.

Bavarezët u vendosën në kërkim të golit të barazimit dhe vendosën ekuilibrat me Muller, 5 minuta nga fundi.

Gjithsesi, asgjë nuk kishte përfunduar akoma, me Zielinski që riktheu në avantazh skuadrën italiane.

Inter shkon kështu në ndeshjen e kthimit, pas këtij suksesi në aktin e parë.

Arsenal i shkaktoi befasi Real Madridit, duke e mundur 3-0. Një super Declan Rice “tronditi” Los Blancos me dy gola, përkatësisht në minutën e 58-të dhe 70-të.

Merino thelloi shifrat, pak më vonë.

Përmbysja për të besuarit e Ancelottit do të jetë mjaft e vështirë, pas kësaj disfate. Të mërkurën do të luhen dy takimet e tjera, Psg-Aston Villa dhe Barcelona-Dortmund.