Instituti GAP: Deri në vitin 2023 nga Kosova u larguan mbi 350 mijë persona

Instituti GAP: Deri në vitin 2023 nga Kosova u larguan mbi 350 mijë persona

Instituti GAP ka publikuar të mërkurën raportin e ri “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”.

Gjetjet e këtij raporti tregojnë se tregu i punës në Kosovë do të vazhdojë të sfidohet nga mungesa e fuqisë punëtore, kryesisht për shkak të emigrimit të qytetarëve dhe shkallës së lartë të fuqisë punëtore jo-aktive.

Deri në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare, numri i personave që janë larguar nga Kosova drejt vendeve të ndryshme të botës ka arritur në 359 mijë persona, që përfaqëson rreth 22.6% të popullsisë së vendit.