Inspektorati i Prishtinës në aksion, gjobiten taksistët ilegalë

Inspektorati i Prishtinës në aksion, gjobiten taksistët ilegalë

Inspketorati i Prishtinës ka filluar një aksion të gjerë që nga e enjta. Ata po kontrollojnë taksitë (ilegalë), autobusët, tregjet, sheshet e kryeqytetit si dhe deponitë ilegale në zona më periferike.

Kësi aksioni të zgjeruar nuk pati qe një kohë, e kjo e ka një arsye.

“Këto ditët e fundit kemi qenë në mungesë të policisë sekondare, me të cilët kemi bashkëpunim, së fundmi është nënshkruar kjo kontratë dhe ne do të vazhdojmë me plane operative thuajse çdo herë”, deklaroi inspektori Egzon Dërvisholli për emisionin “Ju Flet Prishtina” në Klan Kosova.

Dërvisholli tha se gjatë këtyre ditëve janë shqiptuar dhjetëra gjoba.