HomeAktualeInspektimi gjen mospërputhje në produktet e qumështit: Vaji i palmës më i...

Inspektimi gjen mospërputhje në produktet e qumështit: Vaji i palmës më i padeklaruari

spot_img

Në rreth 20 për qind të mostrave të analizuara të produkteve të qumështit në Kosovë, pati mospërputhje mes përbërësve dhe deklarimeve në etiketë.

Shumica e mospërputhjeve kishin të bënin me praninë, por jo me deklarimin e vajit të palmës.

Këto janë rezultatet e një kontrolli të përgjithshëm për rreth 3 muaj të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), një organ i pavarur që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Kryeshefi i AUV-së, Bekim Hoxha, në një konferencë të përbashkët me Ministrinë, të martën, tha se kontrolli i zgjeruar pati qëllim “verifikimin e sigurisë ushqimore dhe autenticitetit të produkteve, përkatësisht saktësinë e deklarimit të përbërësve”.

“Janë marrë 495 mostra, që janë analizuar për parametra të ndryshëm, përfshirë përmbajtjen e yndyrës, proteinës, praninë e vajit të palmës, niseshtes e qumështit pluhur. Nga 93 mospërputhje, 46 raste kanë të bëjë me praninë e vajit të palmës”, sqaroi Hoxha.

Sipas AUV-së, mostrat e marra për analizë përfshinin produkte si qumështi, gjiza, ajka, krem qumështi e të tjera.

Mostrat, sipas këtij institucioni, janë marrë te prodhuesit, tregtuesit, përpunuesit dhe importuesit e produkteve të qumështit.

Sipas rezultateve të kësaj analize, ndonëse shumica e mospërputhjeve lidheshin me përbërës të detektuar, por të padeklaruar në etiketë, 8 për qind përfshinin përbërës të deklaruar, por të padetektuar.

Duke paralajmëruar për kontrolle të mëtutjeshme, Hoxha tha se “rezultatet e këtij aksioni nuk duhet të interpretohen si tregues se tregu i qumështit është i pasigurt”.

Në prezantimin e rezultateve të kontrollit foli edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, i cili paralajmëroi “masa proporconiale” për shkeljet e gjetura.

“Qëllimi ishte që të gjendet e vërteta. Nga sot do të nxjerr vendim sa i përket procedurës së zbatimit të ligjit për rastin në fjalë. Qumështi i fermerëve tonë është qumësht që e teston AUV-ja, është cilësi që e garantojmë përmes kontrollit”, tha Muja.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...