Infermierët paralajmërojnë protestë, këto janë kërkesat e tyre
Infermierët e QKUK-së kanë thirrur protestë për ditën e enjte në ora 12:00, raporton Gazeta Blic.
Ata kanë njoftuar se do të protestojnë para objektit të drejtorisë së SHSKUK-së, me disa kërkesa, si pagesat e punës në vikende, gjatë festave, pagesat e rrezikshmërisë, të orëve shtesë, e të tjera.
Po ashtu, infermierët kanë thënë se përmes kësaj proteste kërkojnë trajtim të barabartë.
Thirrja për protestë është bërë nga ish-nënkryetari i Sindikatës së punëtorëve shëndetësorë të QKUK-së, Enlirat Duraku.
Njoftimi i tij i plotë:
Kolege te nderuar te QKUK-se,
Ftoheni qe me date 15/02/2024, duke filluar nga ora 12:00, e Enjete, para objektit te Drejtorise se SHSKUK-se / Adminsitrates se QKUK te protestojme me kerkesat legjitime si ne vijim ;
1. Drejtoria e Infermierise ne QKUK,
2. Pagesa e shtesave te tregut dhe shtesave per nenpunes shendetesor ne sistemin publik shendetesor, respektivisht perfshirjen e komuniteteve tona ne Ligjin e Pagave,
3. Pagesen e punes gjate vikendeve,
4. Pagesen e punes gjate festave,
5. Pagesen e rrezikshmerise,
6. Pagesen e oreve shtese