Inaugurohet Zyra regjionale e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës

Inaugurohet Zyra regjionale e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e BE-së ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe sektorit agro-ushqimor të Kosovës.

Gjithashtu ata inauguruan edhe zyrën qendrore në Prishtinë dhe katër zyra rajonale, duke krijuar një rrjet prej pesë zyrash moderne për monitorimin e operatorëve ekonomikë, inspektimet veterinare dhe zbatimin e sigurisë ushqimore.

“BE-ja ka vlerësuar se progresi më i madh në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është arritur këtë vit, që nga paslufta. Po ashtu, jemi në procedurë për ndërtimin e objektit të ri të Ministrisë, me vlerë 9 milionë euro i cili do të mundësoj plotësimin e kritereve të IPARD-it si dhe qasjen në 150 milionë euro për bujqësi në vit nga fondet e Bashkimit Evropian. Kosova po bën përparime të rëndësishme drejt standardeve të BE-së, duke garantuar produkte të sigurta dhe cilësore për të gjithë konsumatorët”, ka theksuar ministri Peci.