Inaugurohet sheshi ‘Erhard Busek’ në Prishtinë

Inaugurohet sheshi ‘Erhard Busek’ në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, inauguruan sheshin ‘Erhard Busek’, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

“Ky vendim u miratua në unanimitet në Kuvendin Komunal, duke treguar vlerësimin e përbashkët për figurën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Emërtimi i këtij sheshi është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e palodhur të Erhard Busek në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm diplomatik në rajon”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Ai ka theksuar se ai ishte një mik i madh i vendit tonë dhe një zë i fuqishëm për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkan.

“Me këtë shesh, ne jo vetëm që nderojmë trashëgiminë e tij, por edhe forcojmë lidhjet mes dy shteteve tona, duke ruajtur kujtimin e një miku të madh të Kosovës”, ka thënë Rama.