HomeAktualeIlir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim mase

Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim mase

spot_img

Këtë të hënë, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mbajt seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj ish-presidentit shqiptar Ilir Meta.

Sipas Tv Klan, është rrëzuar kërkesa e tij për zëvendësim mase.

“Mbrojtja nuk paraqiti asnjë provë se çfarë ka ndryshuar, por vetëm argumente të përgjithshme. Mbrojtja ju referua vendimit unifikues të 4 majit.  Nëse nuk ka asnjë rrethanë që ka zbutur nevojat e sigurimit, apo dyshimin e arsyeshëm ne mendojmë se nuk ka asnjë rrethanë të ndryshuar. Veprimtaria kriminale për të cilën akuzohet i pandehuri Ilir Meta shtrihet nga 2009 deri ne 2017 dhe për veprën e “deklarimit të rremë” është akuzuar vetëm njëherë. Një periudhë e gjatë kohore. Ne mendojnë se rrezikshmëria shoqërore është evidente. Në këto rrethana vendimi unifikues nuk sjell asgjë të re në këtë proces. Nuk ka zbutje të nevojave të sigurimit. Në 8.06.2026 Kushtetuesja ka shqyrtuar proporcionalitetin e masës dhe e ka konsideruar proporcionale. Kërkesa e të pandehurit për zëvendësim të masës është e pabazuar në ligj dhe prova. Kërkojmë rrëzimin e saj”, tha prokurori Sotir Kllapi.

Vetë Meta nuk ishte i pranishëm, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij. Prezentë në sallë ishin edhe Tedi Blushi, Flamur Noka e Bujar Leskaj.

“Nga 21 tetor 24 e deri më sot, Meta, ish -president i Republikës dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë rri në paraburgim pa një vendim të formës së prerë. Tashmë dosja ndodhet në fazën e gjykimit. “Arresti në burg” mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Kufizimet nuk mund të tejkalojnë parashikimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, është shprehur avokati i Metës.

Edhe më herët, GJKKO e la në burg ish-presidentin, pavarësisht se ai kishte ofruar 50 mijë euro garanci pasurore. Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive, raporton Tv Klan.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...