
Ilir Meta bisedë telefonike me gazetarët: Në sallën e gjyqit do çmontoj çdo akuzë
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë ka komunikuar me gazetarët me anë të një telefonate, ndërkohë që ndodhej në ambientet e SPAK për tu njohur me akuzat.
Ai tha se mezi pret të përballet në seancën e gjyqit ku do të çmontojë të gjitha akuzat. Ndërsa shtoi se nuk ka ndërmend të kërkojë mbylljen e procedurës.
“Askush nuk është paraqitur të më çoj atje. Mezi po pres të shkoj që në radhë të parë ti urojë për 83 mandatet që dhanë me task-forcën e tyre kundër opozitës duke mos vepruar kundër terroristëve elektoralë, në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që të jenë të përjetshëm. Unë mezi po pres të shkoj në sallën e gjyqit dhe nuk kam ndërmend të kërkoj as mbylljen e procedurës e asgjë, raporton euronews.al.
“Mezi po pres të shkoj në sallë ku të jeni dhe ju dhe të shikojmë faktet e provat se çfarë është kjo organizatë në shërbim të Edi Ramës. Është pjellë e një votimi antikushtetues me 69 vota të prokurorit të përgjithshëm Arta Markut, që zgjodhi KLP-në në mënyrë të paligjshme e më pas zgjodhi edhe këta. Mezi po pres, nuk do ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procedurës, siç dhe nuk ka patur”, tha ai.
Meta gjithashtu ka falenderuar të gjithë ata që e votuan në zgjedhjet e 11 majit.
“Falënderoj 8000 heronjtë që votuan Ilir Metën që u rrëmbye padrejtësisht”, u shpreh Meta.