Ilir Daja emërohet trajner te Dinamo në Tiranë
Vetëm pak kohë pasi u “divorcua” me kampionët e Kosovës, trajneri Ilir Daja, mori drejtimin e skuadrës së Dinamos në Tiranë.
Te skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë, tironsi u kthye pas 13 vjetësh, ekip me të cilin ishte shpallur kampion.
Daja emërohet si shef i shtabit teknik te “Nëndetësja Blu”, vetëm dy ditë para derbit me Partizanin.
57 vjeçari sa qëndroi te Ballkani, fitoi 3 tituj kampioni në Kosovë, Kupën dhe Superkupën, derisa u bë pjesë e grupeve të UEFA Conference League, duke i bërë “Xhebrailat” si skuadrën e parë kosovare që luan një nivel të tillë evropian.
Ilir Daja ka fituar titullin kampion edhe me Elbasanin dhe Skënderbeun në Shqipëri, ku me këta të fundit luajti edhe në finalet e Europa Ligës.