Ilir Daja e nis me barazim aventurën te Dinamo City

Ilir Daja e nis me barazim aventurën te Dinamo City

Ish-trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, e ka nisur me barazim aventurën e tij të re me Dinamon City.

Pavarësisht se ndeshja nisi mirë për të besuarit e Dajës, të cilët kaluan në epërsi qysh në minutën e 5-të të takimit, ku Itodo shënoi kundër Partizanit, vendasit e barazuan rezultatin në të 33-tën.

Pjesa e parë u mbyll  baras, teksa drama u zhvillua krejt në fund të takimit, njofton Klankosova.tv.

Partizani shënoi në minutën e 91-të me anë të Rrapajt, teksa Dinamo City barazoi në të 95-tën me anë të Vilas.

Me këtë barazim, Dinamo City gjendet në vendin e nëntë me katër pikë, teksa Partizani është i dyti me shtatë sosh.