HomeAktualeIKShPK: Mbi 95 për qind e rasteve me fruth janë te personat...

IKShPK: Mbi 95 për qind e rasteve me fruth janë te personat e pavaksinuar

spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për vaksinim kundër fruthit, duke e cilësuar atë si masën më të rëndësishme dhe të sigurt për mbrojtjen e fëmijëve dhe komunitetit.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, nga 16 prilli deri më 30 gusht 2026 janë konfirmuar gjithsej 151 raste me fruth. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar katër raste të reja.

IKShPK-ja bën të ditur se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara me fruth janë te persona të pavaksinuar me vaksinën MMR, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit në parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga kjo sëmundje.

Instituti ka njoftuar se, përveç vaksinimit të rregullt sipas kalendarit të vaksinimit, është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar, i njohur si “catch-up”.

Ky proces u mundëson vaksinimin fëmijëve që, për arsye të ndryshme, e kanë shtyrë vaksinimin.

Gjatë këtij viti, rreth 2,500 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit “catch-up”.
IKShPK-ja ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e shkallës së vaksinimit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi.

“Çdo fëmijë i vaksinuar është një fëmijë më shumë i mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes së përhapjes së sëmundjes”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Instituti ka përmbledhur thirrjen e tij me mesazhin: “Vaksinimi i rregullt + catch-up = më shumë fëmijë të mbrojtur!”

Lajmet e Fundit

AAK bojkoton seancën e nesërme të Kuvendit, paralajmëron referimin e çështjes në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të...

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet...

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore bindëse në Superligë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4-1, në...

UP mirëpriti përfaqësuesit e projektit „STRUCTUVET” nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe Universiteti i Milanos

Në takim u diskutua për modernizimin e kurrikulës së Mjekësisë Veterinare dhe forcimin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...