
IKShPK-ja nis fushatën e ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit
Me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka filluar të martën një sërë aktivitetesh vetëdijësuese për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, janë shpërndarë broshura me mesazhin: “Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet. Bëje PAP testin!”.
Broshurat janë shpërndarë në institucione me numër të madh punëtorësh, si: Posta dhe Telekomi i Kosovës, KEDS dhe organizata dhe institucione të tjera publike dhe private Qëllimi i fushatës është rritja e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe masave parandaluese për kancerin e qafës së mitrës.
Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit, përfshirë shpërndarjen e materialeve informuese, ligjërata dhe sesione ndërgjegjësuese, vizita në shkolla dhe komunitete.