IKShPK-ja: Kujdes nga pickimi i mushkonjave, rrezik infektimi nga Virusi i Nilit Perëndimor

IKShPK-ja: Kujdes nga pickimi i mushkonjave, rrezik infektimi nga Virusi i Nilit Perëndimor

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka paralajmëruar qytetarët që të bëhet kujdes nga pickimi i mushkonjave në verë për shkak të një sëmundjeje që mund të transmetojnë.

“Virusi i Nilit Perëndimor, i cili është sëmundje sezonale e muajve të verës, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes. Në Kosovë nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar në disa vende të Evropës si në Spanjë, Itali, Greqi dhe në rajon gjithashtu, IKSHPK-ja bën thirrje për kujdes të qytetarëve dhe parandalim të infeksioni që tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara”, thuhet në njoftimin për medie.