HomeAktualeIKD: Linçimi dhe kërcënimet ndaj gazetarëve kërkojnë reagim të shpejtë dhe të...

IKD: Linçimi dhe kërcënimet ndaj gazetarëve kërkojnë reagim të shpejtë dhe të qartë institucional

spot_img

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dënuar linçimin publik, kërcënimet dhe presionin ndaj gazetarëve Fidan Jupolli dhe Lirim Mehmetaj.

“Këto zhvillime cenojnë sigurinë e gazetarëve, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar. Institucionet kanë përgjegjësi që gazetarët ta ushtrojnë profesionin pa frikë dhe pa presion për t’u tërhequr nga qëndrimet e tyre. Në rastin e Fidan Jupollit, vien si rezultat i qëndrimeve të tij publike për zhvillimet në vend. Shqetësimi i ngritur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për integritetin fizik të tij dhe të familjes kërkon trajtim urgjent dhe serioz institucional. Etiketimi i gazetarit si i lidhur me interesa armiqësore, për shkak të qëndrimeve të tij, rrezikon sigurinë e tij dhe të familjes së tij. Në rastin e Lirim Mehmetajt, gazetari ka deklaruar se është kërcënuar pas refuzimit për ta larguar një postim kritik ndaj deputetit Fatos Geci. Ndalimi i Gani Gecit për 48 orë nën dyshimin për kanosje duhet të pasohet nga hetim i plotë dhe i paanshëm, duke respektuar prezumimin e pafajësisë”, është thënë në reagimin e IKD-së, duke shtuar se nenet 40 dhe 42 të Kushtetutës garantojnë lirinë e shprehjes dhe të mediave. “Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbron edhe shprehjet që shqetësojnë, kritikën e ashpër dhe satirën politike, brenda kufijve të përcaktuar nga Konventa. Mospajtimi me një gazetar nuk krijon të drejtë për ta kërcënuar apo për t’ia diktuar përmbajtjen. Gazetarët kanë përgjegjësi profesionale dhe puna e tyre mund të kritikohet. Pretendimet për shpifje ose cenim të reputacionit adresohen përmes mjeteve ligjore”, thuhet në reagim.

IKD kërkon nga Qeveria e Kosovës që të distancohet menjëherë nga këto veprime, duke i dënuar publikisht dhe të kërkojë ndaljen e tyre.

Gjithashtu, IKD e vlerëson heshtjen e Qeverisë përballë një situate të tillë si qëndrim që ushqen perceptimin e tolerimit dhe u jep shtysë atyre që ushtrojnë presion ndaj gazetarëve. “Qeveria duhet të japë mesazh të qartë se kërcënimi i gazetarëve është i papranueshëm, pavarësisht autorit dhe qëndrimeve të gazetarit. Kjo përgjegjësi vlen edhe për subjektet politike, të cilat duhet të distancohen nga kërcënimet dhe fushatat linçuese të mbështetësve të tyre”, thuhet tutje.

IKD kërkon edhe nga presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, që të reagojë publikisht dhe pa vonesë ndaj kësaj situate të krijuar. “Kemi të bëjmë me të drejta të njeriut të garantuara me Kushtetutë. Në ushtrimin e rolit të saj për garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve, sipas nenit 84.2 të Kushtetutës, Presidentja duhet të dënojë këto veprime dhe të kërkojë nga institucionet përgjegjëse mbrojtjen efektive të gazetarëve. IKD kërkon nga Policia dhe Prokurori i Shtetit hetim të shpejtë, të pavarur dhe efektiv të kërcënimeve, vlerësim të rrezikut dhe masa mbrojtëse sipas nevojës, përfshirë familjarët e gazetarëve të ekspozuar. Reagimi institucional duhet të parandalojë përsëritjen dhe të sigurojë përgjegjësi sipas ligjit”, është theksuar në reagimin e IKD-së.

Lajmet e Fundit

Presidentja Shiroka-Pula vizitoi familjet e krerëve të UÇK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, sot ka vizituar familjet e Hashim Thaçit,...

Gjenerallejtënant Kilinç viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral brigade Mehmet...

Hapet thirrja për nominimin e kandidatëve për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së...

Ministria e Financave hap thirrjen për projektin 49.3 milionë euro për zhvillimin e sektorit financiar

Ministria e Financave ka ftuar kompanitë e kualifikuara të konsulencës që të shprehin interesimin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...