IHMK: Nesër dhe pasnesër priten vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh

IHMK: Nesër dhe pasnesër priten vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të enjten dhe të premten e kësaj jave do të ketë ndryshim të motit.

Në këtë valë të nxehtit parashikohet të ketë shkarkime rrufesh dhe riga shiu për gjatë dy ditëve të ardhshme, por edhe ulej të temperaturave nga 4 deri në 5 gradë Celius.

Të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi  1-8m/s”, thuhet në njoftim.

Ndërsa të premten do të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Ndërsa të premten do të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen , duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.