
IFFHS publikon formacionin më të mirë për vitin 2023, dominon Manchester City
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), publikoi 11-tëshen ideale për vitin 2023. Në këtë formacion dominojnë lojtarët e Manchester Cityt (pesë të tillë), skuadër që fitoi tre tituj sezonin e shkuar ku mes Premier League dhe FA Cup, veçohet suksesi i parë në Champions League.
Në 11-tëshen e kompozuar nga IFFHS nuk ka vend për golashënuesin më të mirë të vitit 2023, Cristiano Ronaldo ndërsa nuk mungon Lionel Messi.
Në portë është përzgjedhur Ederson i Manchester Cityt, ndërsa mbrojtja me tre përbëhet nga Ruben Dias, Kim Min-Jae dhe Alphonso Davies. Në mesfushë, Bellingham, Rodri, De Bruyne dhe Lionel Messi. Ndërkohë në sulm, treshja Mbappe, Haaland dhe Harry Kane.