Icardi i pafat, dëmtohet rëndë dhe humbet sezonin

Icardi i pafat, dëmtohet rëndë dhe humbet sezonin

Çfarë goditje për Galatasaray. Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit me 6 gola dhe 3 asistime në 14 ndeshje, Mauro Icardi është i detyruar të ngrejë flamurin e bardhë dhe të heqë dorë nga pjesa tjetër e sezonit.

Sulmuesi argjentinas u dëmtua gjatë ndeshjes së Europa League kundër Tottenhamit (3-2) dhe pak çaste më parë klubi turk njoftoi rezultatin e testeve mjekësore të cilat japin lajmin më të keq: këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të djathtë.

31-vjeçari do të detyrohet ti nënshtrohet një operacioni dhe mbyll para kohe këtë sezon futbollistik.