I vazhdohet paraburgimi Haxhi Shalës

I vazhdohet paraburgimi Haxhi Shalës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Haxhi Shalës me arsyetimin se ekziston rreziku që ai të kryej vepra penale të tjera duke përfshirë edhe pengimin e procedurave gjyqësore.

Kjo u bë e ditur përmes konferencës javore nga zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep.

“Më 4 dhjetor, Trupi Gjykues I urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Haxhi Shalës. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes, si dhe rreziku që z. Shala të pengojë ecurinë e procesit dhe/ose të kryejë vepra penale të mëtejshme. Megjithëse theksoi se kushtet e propozuara më parë nga Mbrojtja do të mund të zvogëlonin mjaftueshëm rrezikun e arratisjes, Trupi Gjykues konstatoi se ato nuk zvogëlojnë rrezikun që z. Shala të pengojë ecurinë e procesit”, tha Griep, raporton BetimipërDrejtësi.

Sipas Griep, trupi gjykues ka konstatuar se nëse Shala lirohet do të ketë mundësinë që të ndikojë mbi dëshmitarin 1 ose t’i manipulojë provat.