I riu që u godit për vdekje në Prishtinë ishte nga Deçani, Ramosaj shprehet i tronditur

I riu që u godit për vdekje në Prishtinë ishte nga Deçani, Ramosaj shprehet i tronditur

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj njofton se këmbësori që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit në Prishtinë është qytetarë i Komunës së Deçanit

26-vjeçari Shkumbin Habibaj, vdiq pasi u godit nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani”.

“I tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Shkumbin Hebibaj, nga Baballoqi i Deçanit. Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!”, ka shkruar në Facebook Ramosaj.