
I deponoi në bankë mbi 620 euro të falsifikuara, policia ia sekuestroi
Një person në një bankë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë ka deponuar 625 euro e 50 cent të falsifikuara, të premten.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se për rastin ishte ankuar një zyrtar i bankës.
Më pas, parat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar. /Klankosova.tv