Hyseni: Qytetarët e Gjilanit në nivel vendi janë të moshës mesatare rreth 35 vjet

Hyseni: Qytetarët e Gjilanit në nivel vendi janë të moshës mesatare rreth 35 vjet

Nga procesi i regjistrimit të popullësisë, Komuna e Gjilanit, doli të jetë komuna e katërt më e madhe në vend, me rreth 83 mijë banorë.

Kryetari, Alban Hyseni, tha se në pranverë vendi ynë kaloi suksesshëm procesin e rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë, vlerësuar lart për përmbushje të standardeve ndërkombëtare nga organizatat që monitoruan.

Sipas tij Komuna e Gjilanit, nga ky regjistrim numëron 82 mijë e 901 banorë, ndërsa në nivel vendi popullsia ka moshën mesatare 34.82 vjet.

I pari i Gjilanit tregoi se tani janë komuna e katërt në vend.

Alban Hyseni, tha se diaspora po regjistrohet, duhet vazhdojnë të regjistroheni dhe të inkurajoni të tjerët për regjistrim.

“Edhe këto ditë gushti është mundësia për një proces që ju bën të përfshirë në planifikim dhe ndodh vetëm një herë në një dekadë”, tha kryetari Hyseni.