HomeAktualeHykmete Bajrami: Pse po e shtyn Kurti Kosovën vazhdimisht drejt zgjedhjeve?

Hykmete Bajrami: Pse po e shtyn Kurti Kosovën vazhdimisht drejt zgjedhjeve?

spot_img

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me ngërçin institucional në vend, duke kritikuar partinë fituese dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Bajrami ka thënë se Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje, pasi, sipas saj, Kuvendi nuk po konstituohet pa një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.

“Që tri herë zgjedhje, për të shkuar prapë në zgjedhje. Pse?”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka kritikuar arsyetimet për moskonstituimin e Kuvendit, duke i cilësuar si “banale”, ndërsa ka thënë se ato po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime që nga dhjetori i vitit 2024.

“E tash thonë: ‘nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin, sepse nëse s’ka marrëveshje, vendi shkon në zgjedhje’. Po nëse nuk e konstituoni Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje. Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni?”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka ngritur disa pyetje ndaj Kurtit, duke kërkuar të dijë se cilat janë qëllimet e tij dhe kujt i shërben, sipas saj, një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime.

“Çka po don Albin Kurti? Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve? Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime?”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Në fund, ajo ka përsëritur kritikën e saj: “Që tri herë po shkojmë në zgjedhje, për të përfunduar përsëri në zgjedhje. Pse?”

Postimi i saj:

Që tri herë zgjedhje, për të shkuar prapë në zgjedhje. Pse?

Nga “s’bën qerrja para kalit”, deri te “nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje” – janë arsyetimet me banale të cilat nga dhjetori i vitit 2024 po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime.

E derisa kjo sagë vazhdon dhe tolerohet, nuk ka pothuajse asnjë sferë të jetës në Kosovë që nuk ka degraduar, asnjë të vetme.

Tash thonë: ”nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin, sepse nëse s’ka marrëveshje, vendi shkon në zgjedhje”.
Po nëse nuk e konstituoni Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje.
Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni?

Prandaj, sot secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të pyesë:

Çka po don Albin Kurti?
Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve?
Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime?

Që tri herë po shkojmë në zgjedhje, për të përfunduar përsëri në zgjedhje.

Pse?

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...