Hungaria merr kryesimin e BE-së

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Hungaria, e udhëhequr nga kryeministri nacionalist i krahut të djathtë, Viktor Orban, ka marrë prej sot udhëheqjen me rotacion të Bashkimit Evropian.

Qeveria e saj ka paralajmëruar se do të përqendrohet në shtatë fusha – mes tyre: rritja e konkurrencës e BE-së, forcimi i politikës së mbrojtjes, zgjerimi dhe frenimi i migracionit të paligjshëm.

“Evropa përballet me sfida të përbashkëta nga lufta në fqinjësinë tonë, konkurrenca globale, situata e brishtë e sigurisë, migrimi i paligjshëm, fatkeqësitë natyrore, efektet e ndryshimeve klimatike dhe situata demografike”, ka thënë ministri hungarez për Çështjet Evropiane, Janos Boka, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës hungareze të BE-së, muajin e kaluar.

Në këtë detyrë, Hungaria pason Belgjikën, e cila ka pasur kryesimin e BE-së në gjashtë muajt e parë të vitit.