Humolli: Kurti nuk e ka respektu besimin e qytetarëve

Humolli: Kurti nuk e ka respektu besimin e qytetarëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë në gjendje me e respektua besimin e qytetarëve.

Ai thotë se Kurti u ka premtuar qytetarëve diçka, ndërsa ka vepruar diçka tjetër.

“Në rend të parë, Albin Kurti nuk u kanë në gjendje me e respektu besimin e qytetarëve edhe mos respektimi i qytetarëve është një lloj ofendimi edhe është ofenduese me e madhe se sa me i thanë qytetarit diçka dhe ti me vepru diçka tjetër në raport me qytetarin. Ka thënë që do të ketë zhvillim, ka thënë se do të ketë qasje në raport me FSK-në, Policinë, do të ketë sigurime shëndetësore, ka thënë se do ta ndalim gjakderdhjen financiare, nuk e kanë ndalë. Tash kur e sheh te çerdhet, te zhvillimi i bujqësisë, tash kur analizohet programi politik – ekonomik që duhet me u ballafaqua Qeveria aktuale me programin, na sot përballemi me veç një segment edhe me atë që veç ka qenë kundër Asociacionit, Albin Kurti, sepse kur flasim për VV-në, flasim për Albin Kurtin dhe ky është tash dëmi më i madh që ne duhet me folë për Albin Kurtin e jo për VV-në”, tha Humolli në atv.

Ai tha se në kohën kur kishte hyrë në listën për deputet të VV-së, kishte bërë një marrëveshje me Albin Kurtin dhe Liburn Aliun.

“Interesi kombëtar më ka shtu me i ndihmu VV-së. Marrëveshja që kam bërë me Albinin edhe Liburnin, kam hy në listë. Mos të ishte kjo marrëveshje, unë s’do të isha në listë, por do t’i kisha ndihmu me krejt rrethin shoqëror VV-së, për arsye se nuk e ka mbajtur fjalën AAK-ja, nuk e ka mbajtur fjalën PDK-ja, nuk e ka mbajtë fjalën LDK-ja nga qytetarëve”, tha Humolli.