Hummels i refuzon Romën e Bolognan për ekipin anglez
Mats Hummels pritet ta vazhdojë karrierën e tij në futbollin anglez.
Hummels ka arritur marrëveshje me skuadrën e Brightonit dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të zyrtarizohet kjo marrëveshje.
Qendër mbrojtësi gjerman do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Brightonin, derisa për të do të jetë aventura e parë jashtë Bundesligës.
35-vjeçari kishte shumë oferta si nga Bundesliga ashtu edhe nga skuadrat e tjera evropiane.
Megjithatë mediat gjermane kanë raportuar se Hummels ka pasur dy oferta shumë të mira nga Serie A.
Roma dhe Bologna ishin dy klubet më të interesuara për transferimin e tij me parametra zero. Ai mbeti lojtar i lirë pasi nuk e vazhdoi kontratën me Borussia Dortmundin.
Pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi tek Dortmundi dhe Bayern Munich.