Policia ka njoftuar se me datën 1 shtator 2026, rreth orës 00:02, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Cërrcё-Istog.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor, ekipi mjekёsor dhe njёsiti i zjarrfikёsve.
Nё kёtё aksident ishin tё përfshira dy vetura dhe si pasojё e kёtij aksidenti lëndime trupore kanё pёsuar tre (3) persona, tё njëjtit janё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit, ndёrsa dy (2) tё lënduarit tjerё pas trajtimit në spital, njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar në QKUK-Prishtinё.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetё i viktimёs dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti ёshtё duke u hetuar nga hetuesit e Njёsitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor DRP-Pejё.

