Humb jetën në Itali punëtori shqiptar
Një 55-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në punë në Itali.
Bisku ra nga një lartësi prej 4 metrash teksa punonte të martën në Asola, në qendër të qytetit.
Ai po merrej me rinovimin e një ndërtese kur papritur disa trarë mbështetës janë shembur duke bërë që ai të përfundonte mbi asfalt.
Shqiptari ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë.
55-vjeçari ishte banor i Asola-s dhe jetonte disa metra larg vendit ku gjeti vdekjen.
Bisku lë pas gruan dhe dy fëmijë. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij rasti, raporton tvklan.