Hugh Jackman e priti 2024-n me një zhytje në ujërat e akullta të oqeanit
Hugh Jackman e priti vitin 2024 në një mënyrë jashtëzakonisht të lezetshme. Ylli i X-Men dhe Wolverine ndau një video të tij duke u zhytur në ujërat e akullta.
“Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve ”, u tha Jackman 31.5 milionë ndjekësve të tij në Instagram teksa qëndronte pa këmishë në një plazh buzë oqeanit. “Ju uroj të gjithëve çdo bekim për vitin 2024, çfarëdo që të vijë, përfshirë ujin e akullit.”
Më pas aktori i ktheu shpinën kamerës dhe vrapoi në det i veshur me pantallona të shkurtra të zeza. “Oh po,” tha ai ndërsa u zhyt në ujë.
“Gëzuar Vitin e Ri, Hugh. Ju jeni një nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën! Unë do të të dua përgjithmonë ♥! ❤️ ,” komentoi Halle Berry, ndërsa Ryan Reynolds shtoi: “O zot, mos e bëj”.