Nëse shihni këta dy persona lajmëroni menjëherë policinë

Nëse shihni këta dy persona lajmëroni menjëherë policinë

Policia e Kosovës me një njoftim për media ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy personave.

Ata dyshohen për veprën penale “Vjedhje”.

Të dyshohet sipas Policisë dyshohet se kanë kryer veprën penale në një nga qendrat tregtare në dalje të Prishtinës.

Njoftmi i plotë:

Prishtinë, 26 janar 2024- Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprën penale;

  • “Vjedhja”, konform nenit 313 të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” të ndodhur më 13.12.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.

Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected].