HomeAktualeHoxhaj: Zgjedhjet e 7 qershorit janë përcaktuese për drejtimin demokratik të Kosovës

Hoxhaj: Zgjedhjet e 7 qershorit janë përcaktuese për drejtimin demokratik të Kosovës

spot_img

Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka publikuar një video-mesazh në Facebook, ku zgjedhjet e 7 qershorit i ka cilësuar si një moment përcaktues për drejtimin politik dhe ideologjik të Kosovës.

Hoxhaj tha se edhe Kosova ndodhet sot përballë një zgjedhjeje të rëndësishme për të ardhmen e saj politike dhe shtetërore.

“Edhe me 7 qershor, Kosova ka përballë një zgjedhje shumë të rëndësishme, përcaktuese të saj rreth drejtimit ideologjik të shtetit të Kosovës. Kjo do të jetë një garë në mes të dy modeleve, në mes të modelit populist, centralist, që e mban vendin në konflikt permanent dhe në bllokadë institucionale dhe modelit demokratik që respekton institucionet, Kushtetutën, aleatët strategjikë dhe vlerat perëndimore”, deklaroi Hoxhaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që përmes votës së tyre të kontribuojnë në rikthimin e funksionimit demokratik të shtetit dhe forcimin e rendit kushtetues.

“Ju, qytetarë të dashur, me 7 qershor, me mbështetjen tuaj, e keni mundësinë që ta riktheni demokracinë funksionale në Kosovë dhe shtetin e së drejtës”, u shpreh ai.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...