Hoxhaj uron Krishtlindjen

Hoxhaj uron Krishtlindjen

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar festën e Krishtlindjes, e cila festohet sot nga besimtarët e besimit të krishter.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit të krishter në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që gjenden, për festën e Krishtlindjes, e cila pritet sot.

“Shëndet, dashuri, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e besimit të krishter në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që gjenden. Urime Krishtlindja!”, ka uruar Hoxhaj.