Hoxhaj takohet me ministrin e Jashtëm polak: Ishte personi vendimtar në njohjen e pavarësisë së Kosovës

Hoxhaj takohet me ministrin e Jashtëm polak: Ishte personi vendimtar në njohjen e pavarësisë së Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot është takuar me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radosłaë Sikorski, në kaudër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Sikorski ka qenë personi vendimtar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Polonia.

“Ky ishte personi që ishte vendimtar për njohjen e Kosovës nga Polonia, ministri i jashtëm Radosłaë Sikorski, miku i vjetër, që sot sërish pata kënaqësinë ta takoj në Konferencën e Sigurisë dhe i urova rikthimin e tij në pozitën e njejtë si ministër i jashtëm, në një kohë të vështirë për Evropën dhe botën”, ka thënë Hoxhaj.