Hoxhaj: Sjellja e Qeverisë në raport me amerikanët dhe evropianët tregon që është shumë e dobët
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë për raportin e saj me Perëndimin.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka pohuar se sot temë e diskutimeve për vendin do të duhej të jetë anëtarësimi në NATO.
“Sjellja e Qeverisë së Kosovës në raport me amerikanët dhe evropianët tregon që ajo është shumë e dobët për një ambicie të vërtetë politike dhe shumë e fort për një krenari boshe naive, ku sot pas agresionit në Banjskë, duhet të ishte një kryetemë në tavolinë, një marrëveshje bilaterale e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO me shtetet perëndimore”, ka thënë Hoxhaj.