
Hoxhaj në ShBA takon deputetin ukrainas
Gjatë qëndrimit të tij në Washington D.C., në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me deputetin ukrainas Dmytro Razumkov, ish-kryetar i Parlamentit të Ukrainës.
Në një status të publikuar në rrjete sociale, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Në Washington D.C. takova edhe deputetin Dmytro Razumkov, ish-kryetar i Parlamentit të Ukrainës”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka nënvizuar se diplomacia mbetet kyçe për të ardhmen e përbashkët.
“Njohja dhe forcimi i marrëdhënieve diplomatike mbeten prioritet për popujt dhe shtetet tona”, ka theksuar Hoxhaj.
