HomeAktualeHoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në...

Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

spot_img

Deputeti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në një debat të nivelit të lartë në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Berlin, me temën “Angazhimi i besueshëm në Jug”.

Në këtë panel, Hoxhaj ishte së bashku me gjenerallejtënant Iulian Berdila, Zëvendësshef i Mbrojtjes për Operacione dhe Trajnim në Rumani, dhe gjenerallejtënant Nuno Lemos Pires, Drejtor i Politikës Kombëtare të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes të Portugalisë. Debati u moderua nga Javier Colomina, Përfaqësues i Posaçëm i NATO-s për Fqinjësinë Jugore.

Përmes një postimi, Hoxhaj ka theksuar se bota po kalon një periudhë tranzicioni, ndërmjet një rendi botëror që po shpërbëhet dhe një rendi të ri që ende nuk ka marrë formë.

Ai ka vlerësuar se dobësimi i institucioneve ndërkombëtare dhe ambiciet perandorake të Rusisë e bëjnë të domosdoshëm një rol më të fuqishëm të Bashkimit Evropian në Ballkan, përfshirë edhe në fushën e sigurisë.

Hoxhaj ka theksuar se për Kosovën dhe rajonin, angazhimi i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian dhe NATO-s mbetet jetik për ruajtjen e paqes dhe të ardhmen euroatlantike.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...