HomeAktualeHoxhaj në Delphi, i kërkon BE-së proces të drejtë dhe fer për...

Hoxhaj në Delphi, i kërkon BE-së proces të drejtë dhe fer për integrimin e Kosovës

spot_img

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, mori pjesë në panelin e Forumit Ekonomik të Delphit, ku u diskutua integrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian si çështje gjeopolitike.

Në fjalën e tij, Hoxhaj theksoi se integrimi i rajonit në BE është në interes të drejtpërdrejtë të vetë Evropës.

“Integrimi i Ballkanit në BE është padyshim një fitore gjeopolitike për Evropën. Por vetë BE duhet ta pranojë Kosovën si një fakt gjeopolitik”, deklaroi ai.

Ai kritikoi qasjen aktuale të BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se vendi nuk po trajtohet në mënyrë të pabarabartë në procesin e integrimit.

“Sot, BE nuk po e trajton Kosovën as si shtet partner, as si kandidat. Mosnjohja nga pesë vende anëtare nuk është çështje bilaterale, por një bllokadë reale për rrugën tonë drejt integrimit”, u shpreh Hoxhaj.

Duke folur për aplikimin e Kosovës për statusin e kandidatit, ai theksoi mungesën e trajtimit institucional nga Brukseli.

“Kosova ka aplikuar për statusin e kandidatit, por aplikimi ynë nuk është shqyrtuar kurrë. Ka mbetur në tavolinë. Të kërkosh reforma dhe përmbushje kriteresh, ndërsa nuk trajton fare aplikimin, është e padrejtë”, tha ai.

Në fund, Hoxhaj kërkoi një qasje të drejtë dhe të barabartë nga Bashkimi Evropian.

“Nuk po kërkojmë favore, por vetëm një proces të drejtë dhe të barabartë”, përfundoi ai.

Në këtë panel morën pjesë edhe ish-ambasadori amerikan Christopher Hill, ambasadori gjerman në Kosovë Rainer Rudolph dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha, të cilët diskutuan zhvillimet rajonale dhe perspektivën evropiane të Ballkanit. /Klankosova.tv

“Kosova ka aplikuar për statusin e kandidatit, por aplikimi ynë nuk është shqyrtuar kurrë. Ka mbetur në tavolinë. Të kërkosh reforma dhe përmbushje kriteresh, ndërsa nuk trajton fare aplikimin, është e padrejtë”, tha ai.

Lajmet e Fundit

KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës...

31 maji apo 7 qershori, kur do të mbahen zgjedhjet e reja?

Eugen Cakolli nga KDI, ka theksuar se tashmë që Kuvendi konsiderohet i shpërndarë me...

Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli

“Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, kështu ka deklaruar ish-presidentja e...

Nënshkruhet marrëveshja mes Postës së Kosovës dhe KRU “Prishtina” për pagesën e faturave të ujit

Kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, së bashku me bashkëpunëtorët e saj,...

Më të lexuarat

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...

Stabilizimi institucional e politik, parakusht për sigurinë kombëtare

Shkruan: Hisen Berisha (Kosova nuk përballet vetëm me krizë të brendshme politike, por me një...